Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë, më datë 09.02.2026, zyrtarët policorë të Njësitit për Realizimin e Urdhëresave në Stacionin Policor Prizren, pas veprimeve operative-hetimore dhe zbatimit të një plani taktik-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A.B., mashkull, 28-vjeçar nga Prizreni.

“I njëjti ishte në kërkim policor, pasi ishte i dënuar me 2 vite e 25 ditë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit, për veprën penale “Grabitje”, nga neni 316 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, bëri të ditur PK-ja.
Më tej thuhet se pas arrestimit, A.B. fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
