10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të cilën ka diskutuar për organizimin e marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”.

Ky marsh do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në Prishtinë, raporton PrizrenPress.

“Mbështesim fuqishëm këtë iniciativë dhe besojmë në drejtësi të paanshme për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Kjo është një kauzë që tejkalon përkatësitë partiake dhe lidhet me ruajtjen e vlerave kombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka ftuar qytetarët që në Ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës t’i bashkohen marshit në Prishtinë.

“Ndaj, ju ftoj që t’i bashkoheni marshit në Prishtinë, për ta dhënë mesazhin e unitetit dhe respektit për historinë tonë. Liria ka emër!”, apelon Totaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Lajmet e Fundit