12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Prizreni shënon 18-vjetorin e Pavarësisë, Totaj fton për festë dinjitoze dhe t’i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka publikuar agjendën e aktiviteteve për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, Totaj ka ftuar që ky përvjetor i rëndësishëm për shtetin të shënohet me dinjitet dhe krenari, duke marrë pjesë në aktivitetet e parapara në kuadër të festimeve të 17 Shkurtit.

“Të nderuar qytetarë, kjo është agjenda e aktiviteteve për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ju ftoj që ta festojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm për shtetin tonë dhe për secilin prej nesh, me dinjitet e krenari”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

Ai ka bërë të ditur se më 17 shkurt 2026, nga ora 14:00 në Prishtinë, do t’i bashkohen marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, duke shprehur besim në pafajësinë e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Kërkojmë drejtësi dhe trajtim dinjitoz të luftës së UÇK-së, me shpresën dhe bindjen se ata do të kthehen sa më shpejt pranë familjeve dhe vendit të tyre”, theksohet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve ku ndodhi tragjedia

Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi...

Lajmet e Fundit