10.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë takon drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi i drejtorisë, ka mbajtur sot një takim pune me drejtorët e shkollave të komunës, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në menaxhimin e institucioneve arsimore.

“Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për punën që bëni në drejtimin e shkollave. Së bashku do të angazhohemi maksimalisht për realizimin e detyrave dhe objektivave tona. Jam e bindur se, me bashkëpunim, do t’ia dalim”, u shpreh Krasniqi.

Gjatë takimit, ajo foli edhe për sfidat që hasen në punën e përditshme. Duke u ndalur te mungesat e paarsyeshme, theksoi se nuk do të tolerohet asnjë mungesë pa arsye dhe se synimi i përbashkët është zvogëlimi i mungesave të nxënësve, të cilat mbeten një ndër sfidat kryesore.

“Aty ku kemi mangësi, do t’i përmirësojmë, në mënyrë që të mos ketë pengesa në procesin e mësimdhënies dhe në rritjen e cilësisë”, shtoi ajo.

Në vijim, Krasniqi dhe shefi i drejtorisë, Sabit Berisha, zhvilluan një bashkëbisedim me drejtorët e shkollave, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve dhe çështjeve të ngritura prej tyre.

Në fund, ajo, i ka uruar të gjitha shkollat në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe 7 Marsit, Ditës së Mësuesit./ PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Lajmet e Fundit