Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës.
Dy skuadrat do të përballen nesër nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në një duel mes nënkampionit dhe kampionit aktual, njëherësh edhe mes vendit të dytë dhe liderit të tabelës, raporton PrizrenPress.
Në kampionat, prizrenasit renditen në vendin e dytë me 16 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kryesojnë bindshëm me 21 fitore dhe vetëm tri humbje, duke regjistruar gjithashtu 15 fitore radhazi. Këto dy skuadra janë përballur edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku triumfues dolën “Xehetarët”.
Ndërkohë, Bashkimi ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje nesër nga ora 13:00 te biletorja para palestrës “Sezai Surroi”. Sipas klubit, maksimumi i lejuar është katër bileta për person, ndërsa një biletë vlen vetëm për një hyrje. Çmimi i biletave për tribunë është 3 euro, ndërsa për VIP 15 euro.
Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dy skuadrat para fazës së “play-off”-it, që këtë sezon pritet të jetë shumë e fortë./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
