Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13 Qershori”.
Këto dy skuadra së fundmi u takuan në çerekfinale të Kupa e Kosovës në basketboll, ku mitrovicasit dolën më të suksesshëm duke eliminuar therandasit. Po ashtu, Trepça ka dominim edhe në përballjet direkte në ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll këtë edicion, me tri fitore në po aq ndeshje ndaj Yllit.
Sa i përket renditjes tabelare, Golden Eagle Ylli mban vendin e katërt me bilanc prej 11 fitoresh dhe 13 humbjesh, duke synuar ngjitjen në pozitën e tretë deri në përfundim të sezonit të rregullt.
Në anën tjetër, kampionët në fuqi nga Mitrovica, Trepça, kryesojnë bindshëm me 21 fitore dhe vetëm tri humbje, duke e siguruar tashmë vendin e parë para fazës së play-off-it.
Takimi nis nga ora 17:00 dhe pritet të sjellë një tjetër përballje interesante mes dy skuadrave./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
