14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e parë të Play-off-it të Botërorit 2026 kundër Polonisë. Sfida me aromë Botërori starton në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “PGE Norodowy”

Mision shumë i vështirë ndaj Levandovskit me shokë, por jo i pamundur. Futbolli i njeh befasitë dhe surprizat, prandaj dhe kuqezinjtë do të luajnë gjithçka për gjithçka. Polakët nisen favoritë, megjithatë kanë edhe presionin më të madh mbrëmjen e sotme.

Në rast fitoreje, Shqipëria shkon në finalen e Play-off-it, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse kalon Suedia, ndeshja që vlen biletën e Botërorit 2026 do të luhet në fushën e saj, nëse kalon Ukraina, kuqezinjtë, gjithmonë nëse mundin Poloninë, do të kenë favorin e fushës asnjëanëse.

Me trajnerin Silvinjo Kombëtarja shkoi në Europian, tani është afër Botërorit, afër historisë. Me siguri do të jenë 90 minuta të zjarrta, ku fati dhe episodet kanë pjesën e vet, ndërsa ata që do të zbresin në fushë e dinë shumë mirë se çfarë lumturie do të sillte për gjithë shqiptarët fitorja në Varshavë.

Verdiktin e jep fusha e blertë, ku drejtësinë do ta vendosë gjyqatri anglez Antony Taylor. Kuqezinjtë janë gati, le të shpresojmë që do të na dhurojnë një mbrëmje të madhe në Varshavë për të prekur Botërorin amerikan.

Nëse ndodh mrekullia, Shqipëria do t’i bashkohej Grupit F, ku bëjnë pjesë Holanda, Tunizia dhe Japonia.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

Lajmet e Fundit