Në një ceremoni të veçantë dhe plot emocion, të organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevë, nën drejtimin e Vera Bytyçi, u vlerësuan gratë malishevase për rolin dhe kontributin e tyre në jetën shoqërore, kulturore, arsimore dhe institucionale.
Sipas njoftimit të komunës, ky aktivitet u mbajt në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkushtimin e grave, sakrificat dhe sukseset e tyre ndër vite, si dhe për ndikimin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevë, Ekrem Kastrati, së bashku me shefen e kabinetit Blerta Krasniqi dhe drejtorë të drejtorive komunale. Ai theksoi rëndësinë e fuqizimit të gruas dhe mbështetjes së saj në çdo fushë të jetës.
“Gratë e Malishevë kanë qenë dhe mbeten shtyllë e fortë e shoqërisë sonë. Kontributi i tyre në arsim, kulturë, shëndetësi, administratë dhe jetën publike është i jashtëzakonshëm dhe meriton respektin dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme”, u shpreh ai.
Gjatë ceremonisë u ndanë mirënjohje për disa gra dhe familje me kontribut të veçantë: Me mirënjohje u nderua Familja e Dëshmorit Habib Berisha; nga fusha e arsimit u vlerësua Hysnie Mazreku; nga fusha e shëndetësisë u nderua Sadbere Hoxha, nga fusha e biznesit u vlerësua Zemrije Bytyqi-Mazreku dhe nga fusha e sportit u nderua Melisa Berisha.
Ky aktivitet u vlerësua si një mesazh i fuqishëm për rolin e grave në shoqëri dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për një të ardhme më të barabartë dhe më të zhvilluar./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
