Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës.
Ndeshja do të luhet në palestrën “Mizahir Isma”, duke nisur nga ora 17:00, ku vendasit synojnë një fitore me shumë peshë në garën për pozicionim më të mirë në tabelë, raporton PrizrenPress.

Rahovecasit vijnë në këtë duel të motivuar pas fitores ndaj Vëllaznimit, ndërsa aktualisht renditen në vendin e shtatë me nëntë fitore dhe 17 humbje.
Në anën tjetër, mitrovicasit e Trepçës tashmë e kanë siguruar vendin e parë në tabelë, me bilanc prej 23 fitoresh dhe vetëm tri humbjesh, duke hyrë në këtë takim pa presion rezultati.
Për Rahovecin, kjo ndeshje paraqet një mundësi të rëndësishme për të përmirësuar renditjen dhe për të ruajtur ritmin pozitiv në prag të përfundimit të sezonit të rregullt./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
