Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Lubizhd të Hasit, në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.
Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, invalidë të luftës, veteranë si dhe qytetarë të Hasit, të cilët së bashku përkulën kokën para sakrificës së tyre, raporton PrizrenPress.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se pjesëmarrja e të pranishmëve dëshmon respektin e vazhdueshëm për të rënët për liri.
“Sot, me zemër të rënduar dhe me respekt të thellë, në praninë e familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve të Hasit, në fshatin Lubizhd të Hasit, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”, tha Berisha.
Ai shtoi se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë së Kosovës dhe duhet të ruhet si vlerë e përhershme.
“Në këtë vend të shenjtë kujtese, përkulemi para sakrificës së atyre që humbën jetën në mënyrë tragjike, dhe që me gjakun e tyre u bë themeli i lirisë që gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës!”, theksoi Berisha./PrizrenPress.com/
Marketing
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
