23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

50 të vdekur në aksidente komunikacioni në gjysmën e parë të vitit 2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga data 1 janar 2021 e deri më 7 qershor në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente fatale.

Jeton Rexhepi nga divizioni për komunikacion rrugor në Policinë e Kosovës, në një konferencë për media ka dhënë disa statistika rreth aksidenteve, transmeton Telegrafi.

Rexhepi tha se krahasimet e aksidenteve i kanë bërë me vitin 2019, pasi që viti 2020 ka qenë pandemia dhe ka pasur mbyllje.

“Nga 1 janari 2021 e deri më tash 7 qershor kanë ndodhur 44 aksidente fatale, kurse në vitin 2019 kanë në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 31 aksidente fatale. Në këtë periudhë kanë humbur jetën 50 persona, kurse në vitin 2019 kanë humbur jetën 37 persona”, deklaroi ai.

Rexhepi bëri të ditur se në këtë vit kanë ndodhur më shumë aksidente komunikacioni, teksa apeloi te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/

Më Shumë

Të shtëna armësh në Mazrek të Hasit, policia gjen dhjetëra gëzhoja

Një incident i rëndë që ka vënë në rrezik sigurinë publike është raportuar të dielën pasdite në fshatin Mazrek të Hasit në Prizren, ku...

Përurohet busti i dëshmorit Bahri Gallapeni në Dobërdelan

Sot në fshatin Dobërdelan është përuruar busti i dëshmorit të kombit, Bahri Gallapeni. Ky bust është një shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e tij...

Lajmet e Fundit