9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

50 vite në malet e Sharrit, bariu Ismet Ademi me marakun e Përparim Hasanit

Dimër apo verë, borë apo diell – kjo natyrë magjike të mahnit, të mbush shpirtin: Malet e Sharrit!

Në çdo grykë, në çdo shteg, natyra ende flet. Por zërat e barinjve po shuhen. Kullotat e gjelbra, që dikur gjëmonin nga thirrjet e tyre, sot janë gjithnjë e më të heshtura. Me ta, rrezikon të shuhet edhe një trashëgimi shekullore – një jetë që ka mbajtur gjallë këtë vend brez pas brezi.

Rrëzë Sharrit takojmë një njeri të thjeshtë, por me shpirt të madh. Ai nuk ka diploma, por ka universitetin e jetës, fakultetin e dhimbjes, ligjëratat e natyrës.

Krejt Kapak sjell rrëfimin e bariut Ismet Ademi, 62-vjeçari që tash e 50 vite njeh çdo pëllëmbë të këtyre maleve.

“Me 12 vjet e lashë shkollën, e kapa shtagën”, rrëfen baci Ismet, i cili ka 10 fëmijë – 6 djem e 4 vajza.

Sot, ai kujdeset për 740 delet e Përparim Hasanit nga Firaja.

“Nuk shoh andrra prej kënaqësisë që përjetoj këtu”, thotë baci Ismet me buzëqeshje të qetë.

Ky reportazh do t’ju fusë në jetën e tij, në botën e një bariu që është shndërruar në simbol të Sharrit dhe i cili bart mbi supe një histori që po rrezikon të harrohet.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Vëmendja e madhe sot në Prizren: Derbi i të pamposhturve Bashkimi – Sigal Prishtina

Sot, gjithë vëmendja e basketbollit kosovar është në Prizren, ku në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i madh i javës së katërt në ProCredit...

Lajmet e Fundit