6 mijë euro për një vend të punës në arsimin e Prizrenit

Prizren-shtepia bardheAkuzohet qeverisja aktuale e Prizrenit për degradim të skajshëm të arsimit.

Rami Berisha, gazetar nga Prizreni, pohon se ka fakte që zyrtarët komunalë i kanë marrë deri në 6 mijë euro për t’i rehatuar njerëzit si mësimdhënës në shkolla të Prizrenit, raporton KTV.

Ai pohon se në shkolla të Prizrenit punojnë mësimdhënës jo të kualifikuar dhe që nuk kanë shkollim adekuat për të kryer këtë punë.

“Janë 6 mësimdhënës që punojnë në shkolla të Prizrenit, e të cilët nuk kanë të kryer asgjë më shumë se shkollimin e mesëm”, ka thënë Berisha.

Për këto akuza që ai i bën në adresë të drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, thotë se është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, i ka quajtur joserioze akuzat.

Ndryshe, drejtori i Arsimit, i Prizrenit, Nexhat Çoçaj, ka të ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, transmeton Koha.net. Ai dyshohet se gjatë pesë vjetëve të manifestimit të javës “Remzi Ademaj”, ka keqpërdorur 61 mijë e 303 euro.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit