Nderohet jeta dhe vepra e vëllezërve Rifat e Muharrem Dina

mixha-620x330Në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, është mbajtur një manifestim përkujtimor për vëllezërit , Rifat e Muharrem Dina, njëri dëshmor e tjetri veteran i UÇK-së si dhe humanist i shquar, me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së Rifatit, dhe 1 vjetorit të vdekjes së Muharrem Dinës i njohur me nofkën “mixha”.Pjesë e këtij tubimi ishin familjarë të veprimtarëve, bashkëluftëtar e bashkëveprimtar, miq, qytetarë si dhe përfaqësues të institucioneve të shumta.Bahtjar Hoti, bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i vëllezërve Dina, tha se ata nderimi për ta duhet të jetë i madh, pasi që Rifati dhe Mixha gjatë gjithe jetës së tyre u anagzhuan fuqishëm në rrugën e Kombit për Liri.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta në Prizren, foli Burim Shala, ndërsa nga FSK-ja, gjeneral Enver Cikaqi, të cilët vëllezërit Dina i quajtën kolos të kombit, duke punuar parreshtur për të mirën e atdheut dhe Popullit.

Ndërkaq, kryetari i këshillit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, Fetah Bekolli,tha se vëllezërit Dina, me veprimtarinë e tyre atdhetare dhe humane nuk kursyen asgjë nga vetja për të na shërbyer si udhërrëfim se si ta duam atdheun dhe të punojmë për të mirën e Popullit. Ndërkaq, edhe kryetari Muja, i vlerësoi lartë figurat e vëllezërve Dina në shërbim të aspiratave dhe popullit tonë. Në emër të familjes Dina, organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij tubimi i falënderoi djali i dëshmorit, Rifat Dina, Ismeti.Në kuadër të këtij manifestimi i cili u organizua nën patronatin e kryetarit Muja, u shfaq edhe një program i pasur artistik./TV Prizreni/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit