7 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

605 të shëruar që nga fillimi i koronavirusit në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur mbrëmjen e sotme se një 85-vjeçare nga Shkodra ka fituar betejën me koronavirusin.

Ministrja shprehet se “nënë Limja, e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndroqi”, ia ka dalë të shërohet.

“Nënë Limja, 85 vjeçe nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga COVID-19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit COVID 2”, thekson Manastirliu.

85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes së saj. Gjithashtu, ministrja thekson se 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, ku që nga fillimi i epidemisë janë shëruar 605 pacientë./tch/

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Lajmet e Fundit