7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

69 vjeçari në Malishevë në telashe me djalin, e gjuan me gurë dhe i kërkon t’ia ndajë pasurinë si djemve të tjerë

Një 69-vjeçar nga fshati Carallukë i Malishevës e ka denoncuar djalin e tij në Polici, gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti dyshohet se e ka gjuajtur me gurë. Ankuesi ka raportuar në Polici se motivi i sulmit të të birit është pasuria që ai kërkon t’ia ndajë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari 32-vjeçar e ka gjuajtur babain me gurë dhe i ka kërkuar që edhe atij t’ia ndajë pasurinë siç ka bërë me djemtë e tjerë.

Pas raportimit të rastit, Policia ka arritur që të intervistojë një dëshmitar, i cili ka deklaruar se i riu e ka gjuajtur me gurë babain, por fatmirësisht s’ka arritur ta qëllojë.

Përveç dëshmitarit, Njësia e Hetimeve ka marrë në intervistë edhe të dyshuarin, ndaj të cilit prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti për dhunë në familje.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

“Është dhimbje e pashërueshme”/ Rrëfimi në lot i Redon Makashit për humbjen e të atit: Kishte shumë pengje

Familjarë, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit sot aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. I...

Lajmet e Fundit