Punëdhënësi sulmon fizikisht punëtorin në Prizren

Një punëtor është sulmuar fizikisht nga punëdhënësi .

Ata kanë pasur  mosmarrëveshje për shkak të kryerjes së disa punëve

Konflikti verbal që kishin me njëri-tjetrin dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, ashtu që shefi ka goditur me shuplakë punëtorin e tij, duke i shkaktuar lëndime.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin në polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rastit, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili nuk është kapur akoma përkundër kërkimeve nga ana e Policisë.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit