18.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë

Nga: Mësuesi Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi (Revista “Diturija”, mars 1927)

Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare.

Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftime me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe.

Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për të çelur shkollë private në gjuhen shqipe, në Korçë.

Leja u dha mbi emërin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Selckë e Përmetit.

Shoqëria e Bukureshtit “Drita” u-muarr vesh me atë të Stambollit që, më parë të përdornin masa të buta me njerëzit që atëherë kishin ndjenja te tjera, si edhe me kryetar e kishës, Dhespotët e atëhershmë, që të viret gjuha shqipe ne shkollat qe sundoheshin prej Patrikanës.

Për këtë qëllim u dërgua nga Bukureshti anëtar i shoqërisë i ndjeri Thimi Marko, që të fjaloseshe me burrat që ishin në Stamboll. Thimi Markua ardhi në Korçë më 1885, ne verë, edhe u paraqit në mbledhjen e Mitropolisë, u tregoj dëshirën e gjithë Korçarëvet të Bukureshtit, si edhe një letër nga Anastas Lakçe, në të cilën Lakçeja i thosh Dhimogjerendisë se, interesi e doj që të futej gjuha shqipe në shkollat e komunotetit te Korçës, që të mesonej nga çunat e vajzat.

Këshilla bashkë me Dhespotin e asaj kohe (Fillotheos) së pari thanë se munt të bëhej pun’ e tillë, por me pas thanë se duhej leje nga Patriku. Leja u kërkua, po përgjigjeja ishte që nuk mundeshe të pranohej në shkollat e komunotetit të Korçës një gjë e tillë, masi nuk rrithte nga dëshirë e popullit, por nga disa njerëz të blerë prej propagandës Austriake, e nga disa Protestanë!

Kjo gjë shkaktoi grindje midis këshillit dhe anëtari i saj Jovan Kosturi, u largua nga mbledhja.

Si u-vërtetuan atdhetarët se me anë të Mitropolisë s’behej as gjë e dobishme, atëhere dërguan edhe thërriten Pandeli Sotirin, qe akoma s’ishte nisur nga Stambolli. Në mbarim të vitit 1885 çeli shkollën të parë shqipe për djem e vajza ne Korçë. Mytesarrif i Korçës atë kohë ishte Mahmud Pashë Elbasani, i cili e përkrahu idenë kombëtare.

Ndërtesa e vëllazërisë Kristaq Terpo – që sot është shkollë Normale e vajzavet – në pllate të Shëngjergjit, u-çel për shkollë. Këtë ndërtesë ashtu si është edhe sot, e përmendure vëllazëri e pati blerë prej komunotetit orthodoks disa vjet më parë, dhe komuniteti e kish marë për shkak borxhi nga Drenovari Kunxho. Asi kohe kjo godin u-ble për 480 lira turke; sot vlefta e saj arin gjern 3,000 napolona dhe është e falur nga e përmendura vëllazëri që të përdoret për shkollë.

Aty nisë të nepëshin të parat ditë mësimet e gjuhës shqipe nga Pandeli Sotiri; për vitin shkollar 1885-1886 pati ndihmës z. Thanas Sina nga Postenani i Leskovikut, edhe për gjuhën turqishte avukat Ibrahim Efendinë.

Si ky vit i fillimit ashtu edhe viti 1886-1887 pati nxënës, çupa e djem, afëro 200.

Intrigat e Mitropolisë dhe Patrikanës shtrënguanë Pandeli Sotirë të hiqet, pa ardhur funt i vitit 1887.

Pandeli Sotiri kishte grua greke nga Fanari; ajo e shgrëngojti të largoneshe së këtejmi. Shkolla mbeti në duart e z. Thanas Sinës. Pandeliu u-hoq në Stamboll ku, pas ca kohësh, gjeti vdekjen të tmeruarë: E kishin flakur nga penxheret e shtëpisë ku rinte, tre katesh; thonë se këtë vdekje të tmeruarë j’i përgatiti e shoqja edhe i vjehri.

Më Shumë

70 aksidente trafiku për një ditë në Kosovë, 34 prej tyre me të lënduar

Vetëm gjatë ditës së djeshme, policia ka raportuar për 70 aksidente në trafik. Prej tyre, 34 kanë qenë me të lënduar, teksa 36 të tjerë...

Moti sot: Me diell e temperatura deri në 36 gradë

Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Temperaturat minimale pritet të lëvizin në mes 17 dhe 20 gradë...

Lajmet e Fundit