8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

79 vjeçari tregon se si ka udhëtuar nga Nju Jorku në Vietnam për të iu dërguar ushtarëve birra

Ai e gjeti vetën në mes të fushëbetejës më vdekjeprurëse, vetëm sa të iu sjellë ca kënaqësi dhe relaksim miqve ushtarë.

Një marins i pensionuar ka ndarë historinë se si ka udhëtuar nga Nju Jorku deri në Vietnam gjatë luftës së Vietnamit që të dërgonte birra për miqtë e vet amerikan që po shërbenin si ushtarë atje, shkruan “DailyMail”.

John “Chick” Donohue, tani 79 vjeç, u nis me barkë në udhëtimin e tij thuajse 13 mijë kilometra, që zgjati 4 muaj në nëntor të vitit 1967.

Në atë kohë ai ishte 26 vjeç dhe kishte shërbyer që prej 4 vitesh në marinën amerikane. Ai ka treguar se si ai donte të iu sjellë pak gëzim ushtëtarëve që po shërbenin në Vietnam, duke u përpjekur ta shuajnë luftën.

Gjatë rrugëtimit të tij, ai u kap në mes të një prej betejave më të  mëdha të luftës së Vietnamit, dhe në një pikë ai edhe pothuajse u vra nga forcat amerikane, sepse ky udhëtim ishte i dyshimtë dhe i paautorizuar nga ushtria apo marina.

Kur u nis në udhëtim, ai kishte me vete vetëm birra, çorape, një brisk rroje dhe dokumentet që e identifikonin si marins.

Ai nuk i tregoi askujt për udhëtimin e tij. Udhëtimi ishte shumë i vështirë sepse ai donte të shkonte tek 12 miqtë e vet, por ai kishte një ide shumë të zbehtë se në cilin regjion ata ndodheshin.

Ai u përball me oficer të lartë që ishin të dyshimtë rreth tij duke menduar se ai ishte një agjent i CIA që ishte dërguar për të infiltruar komunitetet lokale vietnameze për t’i kthyer kundër komunistëve, transmeton lajmi.net.

Shumica e trupave ishin konfuz se pse ai kishte ndërmarrë gjithë këtë udhëtim në një zonë të rrezikshme lufte vetëm për të dërguar birrë.

Mirëpo pas 4 muajsh mundime dhe trauma, ai më në fund u kthye në shtëpi. Ai më vonë shkroi një libër rreth udhëtimit të tij, i cili pritet së shpejti të kthehet në një film.

Më Shumë

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Lajmet e Fundit