13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Krasniqi mohon se është larguar nga Vetëvendosja

FlorinKrasniqi-VVIsh-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka mohuar zërat se ai e ka braktisur subjektin e Albin Kurtit.

Në një prononcim për KTV-në, nga Amerika, ai ka thënë se as që e ka menduar ndonjëherë të jap dorëheqje nga kjo parti, dhe sipas tij, një gjë të tillë as nuk e ka në plan të bëjë.

“Raportimet se unë do të largohem nga Vetëvendosje, janë të pavërteta dhe spekulime, pasi që kjo aspak nuk qëndron. Unë vetëm jam shkëputur nga jeta publike dhe jam kthyer në Amerikë, prej nga do të vazhdojë ta përkrahi edhe më shumë Vetëvendosjen, madje edhe financiarisht”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se do të mbetet pjesë aktive e këtij subjekti politik.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Lajmet e Fundit