Kuçi: Kjo qeveri e ka fytyrën e PDK’së

Kuci-hajredin5-30Nënkryetari i PDK’së. Hjaradin Kuçi ka deklaruar se qeveria e re e ka fytyrën e PDK’së, ndonëse kjo parti nuk e udhëheq atë.

Ai ka thënë se partia që i ka zgjedhjet e 8 qershorit ka hyrë përnjëmend ne qeveri. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kuçi ka vlerësuar se këtë e dëshmon vetë pozicionimi i Hashim Thaçit në postin e zëvendëskryeministrit.

Ai ka vlerësuar larët veprimet e liderit të PDK’së, që si fitues i zgjedhjeve të behët zëvendëskryeministër.

“Z. Thaçi ka treguar se për interes të vendit nuk është domosdo vetëm kryeministër I këtij vendi. Ai ka shërbyer vendit edhe si lider student, në luftë si ushtar i UCK’së, deri tek udhëheqja e delegacionit të Rambujes. Po ashtu i ka shërbyer vendit si opozitë. Sot po i shërben vendit si zëvendëskryeministër, kurse nëse edhe si president”, është shprehur Kuçi.

Kuçi ka thënë se marrëveshja e Blloku ka sjell disa pasoja e kanë shtyrë PDK’në të heq dorë nga posti i kryeministrit. Megjithatë Kuçi ka thënë se PDK’ja nuk është e lundruar në këtë marrëveshje, por i ka ndarë përgjegjësit në bazë të vullnetit të elektoratit.

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit