3.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Ja pse Ramadan Muja nuk merr pjesë në seancat e Asamblesë

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, vitin e laura i ka ‘bojkotuar ‘ shumicën e seancave të Asamblesë Komunale. Ai nuk ka raportuar para asamblistëve, as për punën e tij.

Shefi i GP-së së Vetëvendosjes! Artan Abrashi thotë se janë shumë arsye që kanë shtyrë kryetarin Ramadan Muja, që të mos marrë pjesë në seancat e Asamblesë.

“Përpos dënimit nga gjykata, kryetari Ramadan Muja ka edhe një problem tjetër; moshën e shtyrë”, thotë Abrashi për “PrizrenPress”.

“Roli dhe funksioni i tij zyrtar me vendim të brendshëm partiak është reduktuar vetëm në çështje protokollare”.

“Për shkak të reputacionit të keq, kredibilitetit të rrënuar dhe problemeve të moshës, ai nuk raporton më para Kuvendit Komunal për punën e tij. Nuk merr pjesë në seanca”.

Abrashi tregon se Muja në pak seancat që ka marrë pjesë në Asamble, ka kërcënuar asamblistët

“ Edhe atëherë kur vjen, kërcënon publikisht asamblistët. Paraqitjet publike i ka reduktuar në minimum. Rrjedhimisht, ai nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dënuar që ushtron detyra ceremoniale”,shprehet Abrashi.

“Mos ushtrimi i detyrës zyrtare nga një kryetar i keq, në parim do kishte gjë të mirë. Megjithatë, një rrethanë e tillë në Komunën e Prizrenit krijoi hapësirë për fuqizimin e drejtorëve të drejtorive komunale më shumë se që lejon ligji. Aktualisht, ata janë vendimmarrja”.

“Pjesa e konsiderueshme e tyre po ashtu përballën me prokurori dhe gjykata për shkak të shkeljeve të shumta ligjore. Rrjedhimisht Prizreni ka një qeverisje oligarkike, pa kryetar, ku praktikat e qeverisjes kriminale nuk janë ndalur, përkundrazi, vazhdojnë me intensitet më të lartë dhe në formë më perfide”, shprehet Abrashi.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë ndërkaq se Muja nuk ka marrë pjesë në disa seanca për shkak angazhimit politik që ka pasur në të njëjtën kohë.

“Ka raste kur ka agjendë të aktiviteteve politike komunale në të njëjtën ditë me mbledhjet e Kuvendit, dhe mund të mos jetë fizikisht i pranishëm”,tregon Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Malishevës me aktivitete të shumta shënon festat e Nëntorit

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, me rastin e festave të nëntorit, ka zhvilluar disa aktivitete. Me këtë rast, sot është mbajtur...

“Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”: Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër grave

Posta e Kosovës, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”, në kuadër të fushatës kundër dhunës...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit