20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Hodaj: Rrugët e fshatit Gjonaj nuk u pastruan nga bora

Haziz HodajAsamblisti i LDK-së nga Hasi, Haziz Hodaj, ka kritikuar pushtetin komunal për mospastrimin e rrugëve nga bora në fshatin Gjonaj.

Sipas tij, rrugët në këtë fshat janë vështirë të kalueshme.

“Rrugët në fshatin Gjonaj janë në gjendje të rendë,të pa pastruara nga bora dhe akulli dhe me një rrezikshmëri permanente”, shkruan Hodaj në Facebook.

“Pushteti lokal bënë sehir dhe lavdërohet për përkujdesje të shtuar, ndërsa gjendja në teren flet krejt ndryshe”.

“Luten ngasësit e veturave në këtë pjesë të Hasit, që të kenë kujdes dhe të pajisen me përgatitje të forta dimërore dhe të mos besojnë shumë në premtimet boshe dhe në gënjeshtrat e pushtetarëve, se të gjitha rrugët janë të kalueshme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit