23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Daçiq fyen Thaçin: Ti je hipokrit

Thaci dacic mynihZëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth mentalitetin ekspansionist serb, duke thënë se Prishtina nuk di se çfarë dëshiron, dialog apo monolog.
Në një situatë ku dialogu i Brukselit zhvillohet sipas rezolutës 1244 të OKB-së, është e kotë që t’i përgjigjem provokimeve të Thaçit, tha Daçiq.

“Që të akuzosh Serbinë për ekspansionizëm, kur përpiqesh që legalisht me anë të forcës, dhunës dhe në mënyrë të njëanshme të shkelësh integritetin territorial të saj, kur pothuajse çdo ditë flet për Shqipërinë e Madhe, me anë të së cilës cenohet integriteti territorial i disa vendeve, ky është fundi i hipokrizisë”, tha Daçiq.

Ai shtoi se Serbia qartazi është për dialog dhe stabilitet në rajon, por duket se konstruktiviteti i saj në Prishtinë po interpretohet si dobësi.

“Thaçi duhet të jetë e qartë pasi që kanë ikur ditët kur me Serbinë bisedohej sipas principit ‘merre ose lëre’”, tha Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, ka thënë dje se Serbia po përpiqet që të ngrit zhurmë me të ashtuquajtura plane për Kosovën, gjë që tregon se nuk mund të kapërcejë “mentalitetin e tyre ekspansionist të shekullit të kaluar”. /Telegrafi/

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit