Thaçi mbikëqyret nga Haradinaj

Thaci-Haradinaj-ShalaKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka ndjekur shembullin e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të qëndruar jashtë komisioneve parlamentare.

Përkundrazi ai është përcaktuar që  të jetë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, i cili në kuadër të fushëveprimit të tij e ka mbikëqyrjen e politikës që udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme, në krye të së cilës tash është Hashim Thaçi.

Kur është bërë ndarja e Komisioneve, siç ka mësuar Gazeta Tribuna, PDK-ja ka insistuar ta marr drejtimin e këtij Komisioni dhe në krye të tij ta vë ish-ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ky i fundit, gjatë raportimeve të mëhershme në Kuvend, nuk është ndarë lehtë nga Albin Kurti, i cili asokohe ka udhëhequr Komisionin për Punë të Jashtme./Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Lajmet e Fundit