Pacolli boton librin e ri ‘Të lobosh për Kosovën’

Pacolli-Te lobosh per KosovenLideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka botuar librin e tij të ri “Të lobosh për Kosovën”. Por sipas Pacollit, e veçanta e këtij libri është se në të janë pasqyruar dokumente origjinale dhe jo fjalë.

“Nuk e kam zakon të flas shpesh për veprat e mia, por pasi kam dëgjuar shumë fjalë boshe rreth tyre, vendosa të botoj një libër të ri mbi lobimin tim në Amerikë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Librin “Të lobosh për Kosovën” prej sot mund ta shkarkoni në PDF në faqen www.teloboshperkosoven.com

“ Janë vetëm dokumente dhe jo fjalë. Këto dokumente origjinale tregojnë qartësisht rezultatet e këtij lobimi, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga presidenti Xhorxh Bush gjatë vizitës në Tiranë në 2007”.

“Është një punë e madhe që unë e bëra së bashku me shumë personalitete të mëdha të SHBA-ve, miq të mëdhenj të Kosovës dhe kombit shqiptar. Kjo punë lobuese u bë në emër të AKR-së, e cila pas shpalljes së presidentit Bush, u shndërrua në parti politike”.

“Brezat e rinj, studiuesit, kritikët kanë rastin ta prekin me duar këtë vepër lobuese e cila nuk u ndal në SHBA, por vijoi dhe vijon dhe sot në gjithë botën për njohjen e shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit