Houllebecq ndalon promovimin e librit mbi Islamin radikal në Francë

20150109154312246600Charlie Hebdo vetë është marrë me librin e autorit, në një karikaturë ku novelisti paraqitet duke pirë cigare me mbishkrimin “Në vitin 2015, unë do të humbas dhëmbët. Më 2022, do të bëj Ramazanin”

Novelisti francez, i cili disa herë e ka quajtur Islamin si religjionin më “të trullosur”, ka ndaluar promocionin e romanit të tij më të ri.

Ballina e librit “Soumission” të autorit Michel Houellebecq e cila ishte edhe në gazetën Charlie Hebdo nuk po promovohet nga autori kjo shkaku i sulmit terrorist në Francë, në zyrat e gazetës satirike. Libri vetë flet për Francën e drejtuar nga një president radikal mysliman dhe Evropën e cila vetëm sa e adapton vetën në një sistem të tillë.

Houellebecq është larguar nga Parisi për shkak të sulmit, ndërsa ai tanimë është kritikuar për librin e tij. Kryeministri francez madje para disa ditësh ka thënë se “Franca nuk është Houellebecq. Franca nuk është urrejtje, frikë dhe mungesë tolerance”.

Charlie Hebdo vetë është marrë me librin e autorit, në një karikaturë ku novelisti paraqitet duke pirë cigare me mbishkrimin “Në vitin 2015, unë do të humbas dhëmbët. Më 2022-tën, do të bëj Ramazanin”. Libri, ende i pabotuar, ka arritur të dalë në pah nga hakerët e internetit dhe po cilësohet si bestseller. Versioni anglish i librit vjen në shtator të këtij viti. / KultPlus.com

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit