15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Samir Hoxha demanton Don Shan Zefin

Samir Hoxha QRTKDrejtori i QRTK në Prizren, Samir Hoxha ka reagon ndaj konstatimit të Don Shan Zefit për gjetjet arkeologjike në Prizren.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, QRTK në Prizren reagon ndaj shkrimeve të fundit të prezantuar nëpër portalet e ndryshme me titull “Kërkimet arkeologjike në Prizren: Minarja e ndërtuar mbi themelet e një kishe” me ç’rast përcillet informacion i pa vërtet për opinionin duke intervistuar priftin e Kishës Katolike në Prizren, në lidhje me gjetjen e rastit në Sheshin e Lidhjes në qendër të Prizrenit”,thuhet në reagimin e Hoxhës.

“Prifti Don Shan Zefi, pa të drejtë dhe pa autorizim të asnjë institucioni kompetent, gjatë një interviste për Gazeten Express, nxjerr përfundime të pa vërtetuara dhe të pa verifikuara nga ana e ekspertëve të fushës së Trashëgimisë, duke thënë se gjetjet e rastit në ‘Sheshin e Lidhjes, në qendër të Prizrenit, citoj “janë mbetje arkeologjike dhe shtresa gurësh të një pagzimoreje krishtere, e që rrjedhimisht, në afërsi të saj mendohet të jetë e mbuluar edhe një kishë paleo-kristiane””.

“Gjithashtu prifti Don Shan Zefi, pa kompetencë për fushën e Trashëgimisë Kulturore thotë se “gjurmimet për këtë vend arkeologjik do t’i kryej i njëjti ekip i arkeologëve ndërkombëtarë të cilët kanë punuar në katedralen e Prizrenit, ku pjesë e këtij grupi janë arkeologë të njohur nga Kroacia, Italia, Sllovenia dhe po ashtu do të angazhohen edhe disa arkeologë nga Kosova dhe Shqipëria”.

“QRTK në Prizren, njofton opinionin se nuk është në kompetencë dhe as në domenin e Katedrales së Zonjës Ndihmëtare në Prizren dhe aq më pak e priftit Don Shan Zefi dhe të asnjë institucioni jo kompetent që të jap vlerësime dhe cilësime të tilla pa përfunduar të gjitha proceduarat dhe ekspertiza e institucioneve relevante përgjegjëse për Trashëgimin Kulturore, në këtë rast Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren”.

“Gjithashtu nuk është në kompetencën e priftit Don Shan Zefi, që të përcaktoj ekipin e Arkeologëve për fillimin e gërmimeve Arkeologjike si dhe as për të dhënën leje për këtë, pasi që kjo është kompetencë është e Institucioneve të MKRS-së, të cilat janë të thirrura për ruajtjen, mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në bazë të ligjeve në fuqi”.

“QRTK në Prizren, me të marr informatën se nga ana e punë kryesit në Sheshin e Lidhjes janë hasur gjumë Arkeologjike, ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura siç e parasheh ligji për Trashëgimi Kulturore, duke kërkuar nga ana e autoriteteve Komunale (Investitorit), që menjëherë ti ndërpres punimet. Gjithashtu është përgatitur raport preliminare nga ana e bashkëpunëtorëve profesional të QRTK-së, në Prizren, në lidhje me gjetjen e rastit ku edhe është vënë në dijeni Departamenti Trashëgimisë Kulturore dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës”.

“Me këtë rast kërkojm nga ana e Bashkësive fetare në Prizren, që të jenë të kujdesshme gjatë paraqitjes së opinioneve të tyre në lidhje me fushat për të cilat nuk janë në domenin e tyre”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Lajmet e Fundit