Refuzohet akuza ndaj gjyqtarit Berat Spahiut nga Gjilani

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ka mbajtur seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të akuzuarit Berat Spahiu nga Gjilani, i cili akuzohet për vepërn penale të mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

“Pas disa shqyrtimeve gjyqësore në këtë çështje penale, respektivisht në shqyrtimin e datës 08.01.2015, Gjykata Themelore në Prizren, refuzoi akuzën ndaj Berat Spahiu nga Gjilani, për shkak të heqjes dorë nga akti akuzues nga Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore në Prizren”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

Prokurori i Shtetit në këtë shqyrtim gjyqësor në fjalën e tij përfundimtare ndër të tjera theksoi se tërhiqet nga Aktakuza PP.nr.376/2014 e datës 27.03.2014, ndaj të akuzuarit Berat Spahiu dhe atë me arsyetimin se nga shqyrtimet e mbajtura, provat e administruara e sidomos nga ekspertizat mbi vlerësimin e automjetit ka rezultuar se automjeti kap vlerën nën 5000 euro për të cilën gjë i akuzuari në cilësi të zyrtarit publik nuk ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë së tij të luajtshme, respektivisht automjetit të markës Mercedes-Benz të tipit Vaneo.

Gjithashtu Prokurori i Shtetit ka theksuar se në drejtim të vërtetimit të plot dhe të saktë të gjendjes faktike për marrjen e vendimit të ligjshëm me vëmendje dhe përkushtim maksimal profesional ka bërë vlerësimin e fakteve në favor dhe kundër të pandehurit e duke u bazuar në provat që janë shqyrtuar në këtë çështje penale, sidomos ekspertizave të vlerësimit të automjetit si pasuri e padeklaruar e cila ka rezultuar me vlerën nën 5000 Euro, ka theksuar se për këto arsye ka hequr dorë nga akti akuzues ndaj të akuzuarit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit