LDK në Pirzren zgjodhi nënkryetarin dhe sekretarin. Ja emrat për zëvendësministra

haxhi avdyli ldkDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot ka zgjedhur nënkryetarin e degës dhe sekretarin. Poashtu në këtë mbledhje janë propozuar edhe katër emra për zëvendësministra, që do t’i dërgohen Kryesisë qendrore të partisë, raporton gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i Degës, Haxhi Avdyli, në një postim në Facebook, të cilin mund ta gjeni të plotë.
Sot, me datë 14 Janar 2015, u mbajtë mbledhja e II-të e Kryesisë së degës së LDK-së, ku u zgjodhën nënkryetari i degës, sekretari dhe dy kordinatorët e komisioneve të degës.

Me propozimin e Kryetarit u zgjodhën, z. Hatim Baxhaku nënkryetar dhe z. Fatmir Mema si sekretar i degës.
Dy koordinatorët e komisioneve u zgjodhën z. Qamil Buzhala dhe z. Valdet Hoxha.
Po ashtu u miratua edhe lista me emra për postet e zëvendës ministrave që do t’i ketë për shqyrtim Kryeministri, z. Isa Mustafa.
Rrjedhimisht, për postet e zëvendës ministrave, u propozuan:
1. z. Xhavit Ukaj
2. z. Haziz Hodaj
3. z. Hanefi Muharremi
4. znj. Mybera Mustafa

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit