22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Themelimi i Gjykatës Speciale mund të kushtëzohet me FAK-un

Gjykata-qekiqiPërfaqësuesit e partive shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hedhur në shqyrtim opsionin që votimi i bazës legale në Kuvendin e Kosovës për hapjen e Gjykatës Speciale të kushtëzohet me miratimin e legjislacionit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në këtë mënyrë synohet që nëse procesi shpie drejt ndryshimeve kushtetuese atëherë të sigurohen edhe 2/3 e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë, që janë të domosdoshme për amendamentimin e aktit më të lartë juridik, shkruan sot Koha Ditore.

“Çështja e votimit të bazës legale për Gjykatën Speciale, pritet të lihet deri në kohën kur në Kuvend vjen edhe propozim-legjislacioni për Forcat e Armatosura të Kosovës. Pra, votimi për këto çështje do të kushtëzohej me njëra-tjetrën, marrë parasysh faktin se aktualisht deputetë të caktuar të komuniteteve nuk kanë shfaqur vullnet për të përkrahur formimin e Forcave të Armatosura”, ka thënë një burim i gazetës, i përfshirë në këto procese.

Më Shumë

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit