Thaçi: Zero tolerancë për ekstremizmin

tha-ccedil-i-zero-toleranc-euml-p-euml-r-ekstremizmin_hdMinistri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi i ka folur për një sërë gjërash homologut të tij austriak Sebastian Kurz. Thaçi e ka njoftuar homologun e tij për zhvillimet aktuale në vend, për njohjet që shteti ka pranuar deri më tash, për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e po ashtu edhe për ekstremizmin dhe radikalizmin.

Në këtë çështje, Thaçi, ka potencuar se Kosova është liderë në rajon kundër ekstremizmit dhe radikalizmit.

Ai tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkret, jashtëzakonisht të rëndësishëm ndaj gjithë elementeve që kanë paraqitur rrezik për shoqërinë e Kosovës.

“Tash jemi duke nxjerr edhe ligjin që ndalon shkuarjen e qytetarëve apo pjesëmarrjen në luftëra të huaja të qytetarëve. Mendoj se do të na ndihmon shumë sidomos në përmbushjen e asaj zbrazëtire ilegale që ka ekzistuar dhe që kemi pasur edhe ne në Kosove dhe që mund të them lirisht që ne do të jemi të pakompromis dhe do të kemi zero tolerancë ndaj elementeve ekstremist dhe radikal kudo dhe kudo që paraqiten”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz, theksoi se pjesëmarrja në luftërat e Sirisë dhe Irakut është shumë e madhe dhe ky numër është shqetësues.

“Prandaj kur e shohim nga perceptimi i Evropës e shohim që me të vërtetë numrat janë zakonisht të mëdhenj edhe po flasim për pesë mijë njerëz nga Evropa që kanë shkuar në Siri edhe në Irak, prandaj nga pikëpamja ime është dramatike meqë jo vetëm pse po dhunohen njerëz atje pakicat fetare , por kjo paraqet edhe një rrezik masiv të sigurisë nëse ata kthehen ne Evropë”, thotë Kurz. /Telegrafi/

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit