Skandaloze: Vodhi varrezat në Prizren!

PORUSENI GROBNI SPOMENICI U KOSOVOM POLJUPolicia në Prizren ka pranuar një informatë anonime e cila bënte me dije se një i dyshuar me një automjet të llojit Opell Askona po e dëmton një varr në varrezat ortodokse në fshatin Sërbicë e ulët.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00. Pas pranimit të informacionit një patrullë policore e cila ishte më afër vendit të ngjarjes ka reaguar dhe shumë shpejt është identifikuar i dyshuari dhe drejtimi i tij i ikjes pasi i kishte vjedhur dy pllaka graniti.

Policia ka arritur ta ndalojë të njëjtin në Lagjen Arbanë, në afërsi të shtëpisë së tij. Pas kontrollimit të automjetit janë gjetur dy pllaka graniti të cilat janë sekuestruar në cilësi të provës materiale s bashku me veturën. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën arrest policor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Lajmet e Fundit