7.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Nesër Prizreni falënderon Gjermaninë

Kujtim Gashi Në pëkujdesjen e kryetarit Ramadan Muja,nesër  do të organizohet një ceremoni falënderuese “Faleminderit Gjermani”. Sipas Kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, një organizim i tillë ‘ka për qëllim që të shprehim mirënjohje tona më të thella për shtetin gjerman i cili na ka ndihmuar në kohë më të vështira, dhe të njëjtën gjë po e bën edhe tani pas çirimit të Kosovës’.

Kryesuesi Gashi, tha se nuk do të lëmë anash përveç ambasadës që të falënderojmë edhe organizata të ndryshme nga Gjermania të cilat në mënyra të ndryshme janë të pranishme në Prizren duke ndihmuar në mënyra të ndryshme.

Kryesuesi Gashi, tha më tej se ky aktivitet pritet në të ardhmen të jetë tradicional, ndërsa nesër në ambientët e “ Shtepisë së Bardhë” përveç fjalimeve, do të shfaqet edhe një program artistik si dhe do të shtrohet një koktej për mysafirët e ftuar. Ceremonia “ Faleminderit Gjermani” fillon në ora 13:00./TV Prizreni/

Më Shumë

140 komisionerët që numëruan votat në Prizren rrezikojnë burgimin deri në 5 vjet

Me dënim deri në 5 vjet heqje lirie mund të përballen 140 komisionerët që ishin të angazhuar për numërimin e votave në Prizren. Në këtë...

Komuna e Malishevës me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2026

Kuvendi Komunës së Malishevës, sot në mbledhje të jashtëzakonshme me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2026/ 2028, përkatësisht për vitin 2026. Në një...

Lajmet e Fundit