29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Prindërit kërkojnë që mësimi të zhvillohet normalisht

Shkolla-Klasa-bankaKëshilli i Prindërve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar me vazhdimin e organizimit të grevave dhe thirrjeve për greva të reja të mësimdhënësve nga ana e SBASHK-ut.

“Shqetësimi është edhe më i madh për faktin se as SBASHK-u, e as MASHT-i, nuk po gjejnë mundësitë dhe modalitetet e arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme e cila do normalizonte raportet dhe do të realizoheshin kërkesat e mësimdhënësve.

Ne, Këshilli i Prindërve, nëpërmes iu bëjmë apel edhe njëherë; si SBASHK-ut po ashtu edhe MASHT-it që urgjentisht të gjejnë forma dhe mundësi ligjore që kjo gjendje të tejkalohet dhe mësimi të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, i bëjmë apel SBASHK-ut ,që mos të bëjë thirrje për nxënës për mos mbajtje të orëve mësimore, ashtu siç veproi para grevës së fundit sepse askush nuk ka të drejtë ligjore e as morale ta privoj të drejtën e fëmijëve për mësim, kurse për realizimin e kërkesave të tyre të gjejnë mundësi dhe modalitete tjera sindikaliste dhe ligjore, por kurrsesi duke përdorur nxënësit si mburojë.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, u bënë thirrje të gjithë nxënësve për vijim të rregullt të procesit edukativo-arsimor kurse nga prindërit e tyre kërkojmë që fëmijët t’i dërgojnë me kohë në shkollë në mënyrë që mësim të mbahet sipas orarit të paraparë dhe mos të vijë deri te ndërprerja e mësimit, sepse çdo ndërprerje e mësimit dhe çdo humbje e orëve mësimore, është humbje në radhë të parë për vetë nxënësit.

Nga Drejtorët e shkollave dhe personeli arsimor kërkojmë që të krijohen kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të mësimit”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Më Shumë

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Lajmet e Fundit