4.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Dardan Gashi: Nesër dal me djalin dy muajsh në protestë

DardanGashi-MMPHIsh Ministri Dardan Gashi ka thënë se tashmë janë shuar shpresat se Isa Mustafa do ta shkarkojë Ministrin Jabllanavic prandaj alternativë e vetme ka mbetur protesta.

“Ndonëse edhe disa parti politike janë pjesë e organizimit të kësaj proteste, gjë që nuk po më pëlqen, megjithatë unë bashkë me Ulkun dy-muajsh dhe familjarë të tjerë do të jem nesër aty!” ka shkruar Gashi në Facebook.

Postimi i plotë i Gashit në Facebook.

Shpresat që kryeministri i vendit do të ketë guxim që të marrë masa ndaj çetnikut Jabllanoviq dhe t’i dal në mbrojtje integritetit të Kosovës dhe dinjitetit të popullit të saj, duket se u shuan. Kryeministri edhe publikisht sot deklaroi në Kuvend se nuk guxon të ndërmarrë asgjë karshi Jabllanoviqit!

Parimisht, unë jam kundër asaj që rruga të determinoj politikën, mirëpo duke pasë parasyshë se çetnikët veçse kanë marrë timonin e shtetit në dorë, duket se kjo mbetet alternativa e vetme!

Ndonëse edhe disa parti politike janë pjesë e organizimit të kësaj proteste, gjë që nuk po më pëlqen, megjthatë unë bashkë me Ulkun dy-muajsh dhe familjarë të tjerë do të jem nesër aty!

Ftoj të gjithë miqt e mi dhe të Kosovës, t’i bashkangjiten nesër protestës, kundër përdhosjes së shtetit të Kosovës dhe rikthimit të çetnikve në pushtet!

P.S: Sa për t’ia rikujtuar kryeministrit… Ishte pikërisht ky koalicion (PDK-LDK), ku një deklaratë shumë më beninje u bë shkas për largimin zv. ministrit të atëhershëm, Naser Osmani…

Pra, mundësitë dhe praktikat ekzistojnë, por guximi e vendosmëria mungojnë!

Nuk isha çuditë, qe kryeministri me këto sjellje (Trepça, Jabllanoviqi…etj), që bashkë dorë-për-dore me Jabllanoviqin do t’ju vijë puna t’ikin përtej Ibrit!

Më Shumë

Simir Krasniqi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Simir Krasniqi, është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Zgjedhja e tij u bë me...

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Lajmet e Fundit