11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Leximi i papiruseve me rreze X

papiruse1Nga Astrit Lulushi

Qindra papiruse të mbuluar rreth 2000 vjet më parë nga shpërthimi i malit Vezuv më në fund do të mund të lexohen, në sajë të një teknike të re.

Metoda me reze X mund të përdoret për të deshifruar papiruset e gjetur në qytetin e lashtë të Herkulaneum, pa pasur nevojë të shpështillen. Nëse metoda e re jep rezultat, ajo mund të përdoret për të zbuluar sekretet e një prej bibliotekave të pashfrytëzuara nga periudha e antikitetit, thuhet në studimin në Nature Communication

Qyteti romak i Pompeit dhe qyteti i pasur bregdetar i Herkuleanit u shuan kur mali Vesuv shpërtheu në vitin 79, duke vrarë mijëra njerëz dhe mbuluar qytetet me hi dhe lavë.

Në 1750, punëtorët zbuluan një bibliotekë në një vilë që tani njihet si Vila e Papyrit – ajo përmban rreth 2000 papiruse të shkruara të mbështjella që janë djegur nga nxehtësia vullkanike dhe nuk mund të shpështillen. Historianët kanë provuar shumë mënyra për leximin e tyre.

Papiruset e pakta që mund të shpështillen dhe deshifrohen, tregojnë se biblioteka ishte e mbushur kryesisht me shkrime mbi filozofinë epikuriane – një shkollë mendimi që ndër të tjera mësonte se qëllimi i jetës është lumturia, pa dhimbje dhe pa shqetësime – dhe ishte pjesë e koleksionit të një shkrimtari të quajtur Filodemus. Shumica e asaj që dihet nga epikureanizmi vjen nga këto papiruse.

Deri më tani, shkencëtarët kanë analizuar gjashtë papiruse që i ishin dhënë Napoleon Bonapartit si dhuratë dhe që ruhen në Institutin Francez në Paris.

Shumica e njerëzve besojnë se nën Vilën e Papyrit ka një bibliotekë tjetër të mbuluar. Në botën romake, shumica e bibliotekave mbanin libra greqisht në një seksion dhe latinisht në një tjetër.

Arkeologët kanë një ide se ku mund të jetë biblioteka Latine, por deri tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të teksteve latinisht, pjesërisht sepse gazrat helmues që dalin nga toka e bëjnë të vështirë gërmimin.

Më Shumë

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit