9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ja pse u vonua emërimi i zëvendësministrave!

Isa Mustafa14-27Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se arsyeja kryesore pse ende nuk janë emëruar zëvendësministrat ka të bëjë me zhvillimet politike në vend dhe me dinamikën e madhe të punëve që ka kryeministri i vendit.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Abrashi ka thënë se nuk ka kurrfarë pakënaqësie me emrat e zëvendësministrave në LDK.
Madje, sipas tij, në LDK kanë ardhur gjithsejtë 12 emra nga degët për postet e zëvendësministrave.

“Mediet kanë raportuar se në LDK kanë arritur 700 emra për t’u emëruar në postë të zëvendësministrave. Kjo nuk është e vërtetë. Vetëm 12 emra i kemi në zyre, dhe asnjë më shumë. Vonesat kanë ndodhur për shkak se javëve të fundit ka pasur zhvillime politike, si miratimi i buxhetit, Trepça, e çështje tjera”, ka thënë Abrashi.
Sipas tij, lideri i LDK-së i ka duart e lira për përzgjedhjen e emrave të zëvendësministrave.

“Ju e dini se para se të formohej kabineti qeveritar, Kryesia i ka dhënë të drejtën kryeministrit Isa Mustafës që të përzgjedh vetë anëtarët e kabinetit”, tha Abrashi.
Ndërkohë, nga PDK-ja e kanë fajësuar pikërisht LDK-në se për shkak të tyre po ndodhin vonesat në emërimin e zëvendësministrave. Siaps tyre, PDK është e gatshme në çdo kohë t’i jap emrat për zëvendësministra.

Gazetës Blic i kanë thënë në PDK se për dallim nga LDK-ja, ku lideri i saj po sfidohet nga njerëzit e partisë, në PDK vendimet e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, nuk e merr mundin e as guximin t’i sfidoj askush.

Kanë kaluar dy muaj që kur është arritur koalicioni PDK- LDK, e kabineti qeveritar Mustafa vazhdon të jetë pa zëvendësministra.

Partitë opozitare dhe një pjesë e shoqërisë civile në vazhdimësi ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ketë vetëm nga një zëvendësministër për secilin dikaster. Mirëpo, merret vesh se në secilin ministri të paktën do të jenë nga dy zëvendësministra.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Lajmet e Fundit