Kurdët vranë Lavdrim Muhaxherin?

Lavdrim MuhaxheriGazetarja e njohur britaniko-libaneze ka shkruar në Twtiterin e saj, se është vrarë Abu Abdullah Kosova.

Ai është pseudonimi i Lavdrim Muhaxherit.

Gazetarja Hala Jaber e ka ilustruar lajmin me një foto të Lavdrim Muhaxherit ndërkaq ‘tweeet’ i saj është bërë ‘retweet’ nga zv. ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.

Ndërkohë që mediat ndërkombëtare njoftojnë se janë Kurdët ata cilët sot e ka çliruar përfundimisht qytetin e Kobane ku ishte me qëndrim edhe Lavdrim Muhaxheri.

Kurdët kanë njoftuar se ata kanë vrarë 42 terrorist të ISIS-it në këtë qytet. “ISIS i ka vetëm edhe 4 rrugë në kontroll. Kur të çlirojmë edhe këto 4 rrugë atëherë Kobane do të jetë përfundimisht e çliruar”, ka thënë komandanti i kurdëve sot.

Ndërkohë që pikërisht Kurdët kanë publikuar edhe këto fotografi të terroriste të vrarë. Nuk dihet nëse aty është edhe Lavdrim Muhaxheri./Zeri/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit