Sot homazhet për legjendën e rrokut shqiptar, Gentian Demaliaj

Gentian Demaliaj-rockerHomazhet për vokalistin e grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj i cili ka ndërruar jetë në moshën 40- vjeçare, do të zhvillohen në orën 12:30 në ambjentet e RTSH, raporton Shqiptarja. Demaliaj u nda nga jeta pasi vuante prej kohësh nga tumori.

Mos qaj, mos qaj; Mos qaj për vdekjen o njeri; I lënë, (i lënë), mënjanë; Ky ishte fati yt i zi… ishin vargjet e këngës “Mos qaj” që bëri për vete brezin e ri dhe të vjetër, një baladë e cila padyshim që mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar nëse një ditë do të realizohet në Shqipëri. Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj ka ndërruar jetë dje në moshën 40- vjeçare pasi vuante prej kohësh nga tumorri. Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit. Qeveria shqiptare akordoi shumën prej 3.5 milionë lekësh për kurimin e tij, por as leku nuk mjaftoi për ta mbajtur në jetë legjendën e rrokut shqiptar.

Balada për Jakup Ferrin

Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Grupi nga Lezha do të shënonte edhe portretin e tyre me baladën për Jakup Ferrin, këngë e cila befasoi jo vetëm publikun, por tronditi edhe artistët e skenës shqiptare. Ndërsa në vitin ’97 ata rikthehen me një tjetër goditje me këngën “Mos qaj”, baladë e cila i kushtohet dhimbjes njerëzore dhe fatit të rinjëve shqiptar që përjetuan gjatë viteve ’95 – ’97. në atë koha kënga “Mos qaj” u bë refren i problemeve sociale që shoqëria shqiptare po përjetonte gjatë periudhës post-komuniste. Ndërkohë, në fund të viteve 1998 grupi “Djemtë e Detit” u shpërbën dhe Genti iu drejtua një tjetër ëndrre, aktrimit. Eksperienca e parë në film erdhi në “Lule të kuqe, lule të zeza”, duke u ndjekur kështu me muzikalin
“Rome dhe Zhulieta” apo bashkëpunimin me Elsa Lilën.

Krijimtaria

“Djemtë e Detit”, është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ’80 në të gjithë botën. Grupi “Djemtë e Detit” kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku. Albumi i parë në karrierën e tyre muzikore është “Izolimi vdes”, i cili përmbledh krijimet e tyre. Ndërsa, gjatë viteve 2000 me rikthimin e grupit ata sollën edhe albumin “Epos”.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit