Protesta e djeshme, afro 200 pacientë kërkuan ndihmë mjeksore

Protesta ne Prishtine15-27Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, bënë të ditur se ditën e djeshme me datë 27.01.2015, rreth 13:00 kanë filluar të vijnë rastet e para, në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve në protestë. Në tërësi ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar.

Stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika.

Vlen të theksohet se furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë, po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek Rezonanca Magnetike.

Duke parë situatën dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, ka formuar shtabin emergjent, për menaxhim të situatës.

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit