13.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Mustafa: Organizatorët e protestës, donin ta merrnin pushtetin me dhunë

Isa Mustafa14-27Shkaktari kryesor i eskalimit të protestës së djeshme ishte ultimatumi i dhënë për heqjen e kordonit policor”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas protestës së djeshme ka mbledhur sot kabinetin e tij qeveritar në orën 10:00.

Ai gjatë mbledhjes së 11-të të qeverisë ka shprehur edhe një herë keqardhjen për të lënduar dhe ka ofruar përkrahje për policinë për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.
Mustafa theksoi se protesta e djeshme kryekëput kishte qëllime politike.

“ Protesta kishte kryekëput qëllime politike. Policia e Kosovës e ka mbështetjen e plotë qeveritare për të mbrojtur pronën publike nga partitë politike. Shkaktari kryesor i eskalimit të protestës së djeshme ishte ultimatumi i dhënë për heqjen e kordonit policor”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa më pas ka theksuar se në protestën e djeshme u pa që organizatorët kishin vetëm qëllime politike.

“Qytetarët u thirren për të protestuar për Trepçën dhe shkarkimin e një ministri i cili kërkoi falje dhe të cilin nuk e pranuam. Trepça nuk mbrohet me dhunë ndaj policisë, ajo është mbrojtur me ligj që pamundëson privatizimin e saj . Qëllimi i kësaj proteste nuk ka qenë shkarkimi i Jabllanoviqit e as “Trepça” por ka qenë marrja e pushtetit”, është deklaruar Mustafa, duke shtuar se ministri për Kthim dhe Komunitete ka kërkuar falje ndonëse ne nuk jemi pajtuar me deklarata e tija.

Mustafa nuk e ka përmendur se a do të ketë shkarkim apo jo të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviq.

Më Shumë

Cilësia e ujit në Prizren brenda standardeve, përjashtim fshati Muradem

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Prizren ka njoftuar se, pas analizave të fundit laboratorike, cilësia e ujit të pijshëm në të...

Prizreni ka vetëm një “sherif”, Albion Kurtaj – 12 gola e asistime në 15 ndeshje

Në Prizren, ka vetëm një lojtar që po bën diferencën këtë sezon – Albion Kurtaj. Sulmuesi i Lirisë po shkëlqen në Ligën e Parë, duke regjistruar...

Lajmet e Fundit