Letër grrithëse

Blerim RrecajBlerim Rrecaj

Dita fillon me zgjimin. Ditë e zgjim në i thënçin. Duke braktisur shtratin. Ora mund të jetë nëntë, dhjetë, më herët, më vonë. Hap derën, e para pragut merr tri letra. Njëra është fatura e rrymës. Tjetra letër reklamuese e njërit prej supermarketeve të mëdhenj. Një letër tjetër informuese nga komuna për regjistrimin e pronës. Faturën e lëmë diku në ndonjë dollap dhe vazhdojmë me komentimin e saj.

E me dy letrat tjera bëj dy aeroplanë dhe loja me ta fillon. Kushedi se kush mund të nxjerr jashtë mureve, një zile a një thirrje telefonike a një ftesë nga facebooku. Vazhdojmë me ecje, a ndeja të (pa)planifikuara si pjesëtarë të këtij mozaiku që pos tjerash me dy fjalë mund ta quajmë: tollovi kaotike. Fjalë, fjalë, vetëm fjalë çfryese e psherëtima vullkanike. Me pak fjalë neveria është e gjallë e po lulëzon si kurrë më parë . Orë të tëra nëpër kafene, pranë ekraneve të televizioneve, kompjuterëve, telefonëve, herë herë sytë në ndonjë gazetë a libër.

Copra ngjarjesh, ankimesh, lajmesh, kronikash, serialesh, thëniesh, fotosh e motosh qarkullojnë kokave e qenieve tona dhe gjaku na është përzier me to. I përdorim ndejë pas ndeje, bisedë pas bisede…Ç’të bësh e ç’të bëjmë? Mbase ky është roli i spektatorëve që s’kanë gjë në dorë përpos asaj që iu ofrohet. Sytë përtej dritareve shohin një grumbull pensionistësh para degës së një banke…Eh, ç’pritje të gjata burokratike…Vjen përsëri një kohë kur shqyrton mundësinë për t’ia dërguar një letër vetvetes.

Kjo mund të bëhet lehtë nëse ke dy adresa në email. Mund ta shkruani dhe në letër dhe ta lexoni me zë a pa të. Dhe çohesh e merr një copë të tepruar letër grrithëse në shpajz dhe kësaj cope letre i jep edhe kuptim figurativ…

Dhe ditët rrjedhin, jeta vazhdon, ikje autobusësh nga Kosova, lëvizje, fjalë, protesta. Realiteti hedh valle. Kërkohet shteg për kaosin, shteg për status quonë…

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit