12.9 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Filmi i xhiruar vetëm me iPhone

1422794130iPhone-filmiNjë komedi me në qendër punonjëset e seksit e xhiruar e gjitha me iPhone 5 është shfaqur për herë të parë në Festivalin e Filmit Sundance dhe së shpejti do të shpërndahet në të gjithë botën.

‘Tangerine’, me regji dhe skenar të Sean Baker, tregon historinë e një prostitute e cila lirohet nga burgu gjatë natës së Krishtlindjes dhe pasi merr vesh se tutori i saj e ka tradhëtuar, tërbohet në rrugët e Los Angeles-it.

I gjithë filmi është xhiruar me celular. Ka shumë filma amatorialë që xhirohen në këtë mënyrë, por ky është i pari që shfaqet në një event të tillë si Sundance Film Festival.

Regjisori tha për ‘The Verge’: “Ishte shumë e lehtë. Nuk kemi humbur asnjë filmim. Kemi përdorur një aplikacion 8 dollarësh që na ndihmoi me fokusin dhe ngjyrat.”

Më Shumë

Seria finale për Superligë nis sot në Prizren

Dueli i parë i serisë finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll luhet sot në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Has: Hiqet pllaka e vendosur nga Azem Syla në shtëpinë e heroit Mehmet Osmanaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega në Has, ka bërë të ditur se është larguar pllaka e vendosur në shtëpinë...

Lajmet e Fundit