Del nga shtrati Lumi ‘Mirusha’

MIrusha-turizemNë mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë raportimit të drejtorëve të drejtorive komunale, u bë e ditur, se gjatë ditës së djeshme, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij dhe ka shkaktuar vërshime dhe si pasojë, është dashur të intervenohet në urën afër liqenit në Mirushë.

“Shkrirja e shpejt e borës, ka bërë që lumi të dal nga shtrati, pasi është rritur niveli i ujit dhe me njësit e zjarrfikësve dhe shpëtimit, jemi detyruar të intervenojmë në hapjen dhe pastrimin e urës, në rrugën që shkon për në fshatin Gurbardh”, ka raportuar drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina. Sipas tij, janë shkaktuar së paku tri raste të vërshimeve, por bllokimi i urës, afër liqenit ka qenë më problem, pasi është bllokuar rruga, por dëmet materiale janë të vogla.

Përndryshe në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, është biseduar për planifikimet dhe objektivat e drejtorive komunale, për vitin 2015, pastaj përgatitjet për masat parandaluese kundër etheve hemorragjike “krime kongo”-EHKK, si dhe për çështje tjera që lidhen me obligimet dhe shërbimet e përditshme të drejtorive komunale, në raport me qytetarët e Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit