13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Thaçi në SHBA: Kosova e dëshiron tërë Ballkanin në NATO

00---hashimiUSAGjatë qëndrimit në Washington, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka takuar zyrtarë të lartë të institucioneve të rëndësishme qeveritare, ushtarake, joqeveritare e të biznesit që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka takuar sot drejtorin e Lartë për Çështjet Evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Charles Kupchan, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe çështjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Zëvendëskryeministri Thaçi e ka njoftuar Kupchan për krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse të Kosovës, për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për angazhimin për themelimin e Forcave të Armatosura si dhe për qëndrimin e pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPJ.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Thaçi ka kërkuar përkrahje të shtuar për të shtyrë përpara formimin e Forcave të Armatosura që do të hapë rrugën për anëtarësim në Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO. Me këtë rast zëvendëskryeministri Thaçi në emër të popullit të Kosovës, ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme që po ia ofron Kosovës.

Nga ana tjetër Kupchan, ka konfirmuar interesimin për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon si dhe ka ofruar përkrahjen për proceset e rëndësishme në Kosovë, si formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjatë qëndrimit në Washington, zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të rëndësishme qeveritare, ushtarake, jo qeveritare e të biznesit që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ta zëvendëskryeministri Thaçi ka organizuar një pritje të veçantë për t’i falënderuar ata për përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhim e tyre personal për të çuar përpara çështjen e Kosovës në Washington.
Ndër pjesëmarrësit në këtë pritje ishin kongresmeni Eliot Engel, Jason Stainbaum nga Komiteti për Punë të Jashtme, Daniel Server nga “SAIS”, Robert Goldstain nga “NDI”, Elen Goldstein nga Banka Botërore, Kristina Kiser nga “FBI”, kolonel Terry Anderson nga Pentagoni dhe shumë emra tjerë të rëndësishëm në Washington, që janë të lidhur drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Zëvendëskryeministri Thaçi gjatë fjalimit të tij, i ka falënderuar ata për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-të po e ofrojnë për Kosovën si dhe ka konfirmuar mirënjohjen dhe miqësinë e përhershme që populli i Kosovës ka për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse kongresisti Engel përshëndeti të arriturat që ka shënuar Kosova në vitet e pasluftës dhe ka shprehur vendosmërinë që edhe në të ardhmen SHBA-të mbesin të angazhuara ta përkrahin shtetin e Kosovës
Në këtë pritje ishin edhe përfaqësues nga Kosova, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismaili dhe udhëheqësja e Zyrës Konsullore në New York, Vlora Çitaku, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Më Shumë

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Lajmet e Fundit