3.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Zhbogar: Të vendoset për të ardhmen me ekuilibër më të madh gjinor

Zhbogar6-13Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ka përshëndetur dhe mirëpritur dekretin e lëshuar ditë më pare nga Presidentja Jahjaga për mbajtjen e zgjedhjeve komunale me 3 nëntor të këtij viti.

”Do të dëshiroja ta shfrytëzoja këtë rast për të bërë thirrje për zgjedhje të drejta, demokratike dhe transparente. Si në çdo demokraci tjetër, zgjedhjet e Kosovës do të jenë mjeti më i rëndësishëm që u siguron qytetarëve pjesëmarrje politike aktive dhe rol vendimtar të tyre në procesin e qeverisjes demokratike.

Bashkimi Evropian do të përcjell me kujdes përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve në nëntor. Ne shpresojmë se pjesëmarrja në katër komunat veriore do të dëshmojë dëshirën e njerëzve që jetojnë atje për të shikuar drejt së ardhmes së përbashkët evropiane.

Pas vizitës së pothuaj secilës komunë në Kosovë, unë mund t’ju them se kam takuar shumë njerëz të dedikuar, me vizion për mënyrën e përmirësimit të jetës së qytetarëve të tyre. Mirëpo, mungesa e kryetareve femra në komuna ishte më se evidente. Prandaj do t’i inkurajoja të gjitha partitë politike që të bëjnë përpjekje më të mëdha në gjetjen e kandidateve femra për kryetare komunash dhe anëtare të kuvendeve kështu që të sigurohet një ekuilibër gjinor edhe në qeverisjen lokale – parimi që tashmë ka dëshmuar se jep rezultate në politikën kosovare”, thuhet në deklaratën për media të adresuar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, gjobitet pronari

Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet të tipit Lamborghini në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi ky ishte duke u drejtuar nga një i...

Policia në Prizren shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me një rast penal të ndodhur më 28 shkurt...

Lajmet e Fundit