Shala konfirmon largimin nga AAK, falënderon Haradinajn

Blerim ShalaNënkryetari i deritashëm ui Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala, ka deklaruar se deri te largimi i tij nga partia ka ardhur pas një bisede që kishte me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Lidhur me largimin e tij Shala ka bërë një deklaratë, në të cilën thotë se arsye për largimin e tij nga AAK, është vazhdimi i detyrës së koordinatorit politik, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Lexojeni të plotë deklaratën e Shalës:

“Kam vendosur të vazhdoj detyrën që kam pasë në vitet 2012-2014, si Koordinator Politik, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.

Këtë vendim e kam marrë pas një bisede miqësore dhe të sinqertë me Ramush Haradinajn, Kryetarin e AAK-së.

Pasiqë AAK vlerëson që në këtë mandat nuk mund ta marrë përgjegjësinë politike të këtyre bisedimeve, në pajtim të plotë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kam vendosë që të mos jam më pjesë e AAK-së.

Shfrytëzoj rastin ta falënderojë Ramush Haradinajn për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasë prej se i jam bashkuar AAK-së”(sic), ka shkruar Shala . /Telegrafi/

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit