Në Paris ndalohet xhirimi i skenave aksion

Parisi15Sekuencat e filmave aksion në Paris janë ndaluar nga autoritetet ligjore, pas sulmeve terroriste të muajit janar dhe situatës së ndjeshme që është krijuar në kryeqytetin më të vizituar në Evropë.

“Ka një problem me këto skenat aksion, meqenëse aktorët në uniformë mund jenë caqe të terroristëve. Gjithashtu, aktorët mund të shkaktojnë hutim për qytetarët gjatë kësaj periudhe tepër të ndjeshme”, ka thënë komandantja Sylvie Barnaud për BBC.

Ajo nuk bëri të ditur sa mund të zgjatë ky ndalim, mirëpo tha që është i logjikshëm, pasi qytetarë të pranishëm kishin menduar se sulmet në Charlie Hebdo kanë qenë vetëm xhirime filmash. Në Paris, vetëm vitin e kaluar u xhiruan 930 filma.

Pas sulmeve në janar në zyrat e Charlie Hebdo nga të cilat mbetën të vdekur 20 persona, policia dhe ushtria në Francë vazhdimisht po ruan vendet publike, qendrat tregtare dhe zyrat mediale.

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit