Vetëm 14 profesorë të UP-së hoqën dorë nga kontratat e dyfishta

Universiteti i prishtinesMë mijëra euro të buxhetit ka kursyer Rektorati i Universitetit të Prishtinës vetëm gjatë muajit janar, duke ua ndalur një numri të madh profesorësh të ardhurat mujore.

Fjala është për kategorinë e profesorëve, të cilët paralelisht me punën në Universitet mbajnë edhe një apo më shumë vende pune jashtë tij, bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së. Rektorati ka paralajmëruar se nuk do t’u japë pagë të rregullt, e as gjysmë normë profesorëve që janë zgjedhur ose emëruar në poste të tjera, jashtë Universitetit, përcjell koha.net. Të tillët do të paguhen vetëm për orët e mbajtura mësimore.

Në të kundërtën, u ka bërë thirrje që të deklarohen se për cilin post do të përcaktohen, por një numër i madh i tyre këtë përgjigje e kanë lënë pezull.

Ata as nuk i kanë lëshuar vendet e punës jashtë Universitetit, dhe as nuk e kanë refuzuar kontratën me këtë institucion, sipas vendimit më të fundit të Rektoratit në lidhje me kontratat e dyfishta të punës.

Drejtues të Rektoratit të UP-së kanë bërë të ditur për gazetën se deri tash janë gjithsej 14 profesorë, të cilët kanë hequr dorë nga kontratat e dyfishta dhe kanë lënë poste të rëndësishme jashtë tij, duke vendosur të mbajnë kontratë të rregullt pune me Universitetin

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Lajmet e Fundit